Valbon Limani uron bashkëqytetarët turq me rastin e Ditës së arsimit në gjuhën turke
- Me rastin e Ditës së arsimit në gjuhën turke, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përcjellë urimet e tij për bashkëqytetarët turq, duke vlerësuar rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare dhe kontributin e komunitetit turk në jetën e qytetit.
Gostivar, 21 dhjetor 2025 (MIA)- Me rastin e Ditës së arsimit në gjuhën turke, kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka përcjellë urimet e tij për bashkëqytetarët turq, duke vlerësuar rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare dhe kontributin e komunitetit turk në jetën e qytetit.
“Arsimi në gjuhën amtare është themel i ruajtjes së identitetit, kulturës dhe traditës. Komuniteti turk është pjesë e pandashme dhe e çmuar e familjes së madhe të Gostivarit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe harmoninë e qytetit tonë”, theksoi Limani.
Ai shtoi se respektimi i diversitetit gjuhësor dhe kulturor është një vlerë që duhet kultivuar vazhdimisht, ndërsa investimi në arsim mbetet prioritet për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Në fund, Valbon Limani uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit e komunitetit turk për suksese të vazhdueshme në rrugën e dijes dhe përparimit.