• петок, 17 април 2026

Vadefuli: ShBA dhe Irani planifikojnë takim të drejtpërdrejtë

Vadefuli: ShBA dhe Irani planifikojnë takim të drejtpërdrejtë

 Berlin, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Johan Vadeful sot deklaroi se ShBA dhe Irani kanë zhvilluar bisedime indirekte dhe se përfaqësuesit e të dyja palëve planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan.

 "Sipas informacioneve që kam, ka pasur kontakte indirekte dhe janë bërë përgatitje për një takim të drejtpërdrejtë", i cili mund të zhvillohet së shpejti në Pakistan", deklaroi Vadefuli.

 Sipas tij, duket se qëndrimet fillestare të Uashingtonit dhe Teheranit janë shkëmbyer tashmë me shkrim përmes ndërmjetësve, raportoi revista "Der Shpigel".

 "Kjo është një shenjë pozitive", komentoi Vadefuli, duke theksuar rëndësinë e vetë faktit që të dyja palët në konflikt po bisedojnë.

 Foto: DPA

 

Остани поврзан