• сабота, 14 март 2026

Vadeful: Nuk ka shenja minash në Ngushticën e Hormuzit

Vadeful: Nuk ka shenja minash në Ngushticën e Hormuzit

Doha, 11 mars 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme gjermane Johan Vdeful deklaroi se aktualisht nuk ka indikacione se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë ujore kyçe për furnizimet globale me naftë që ndodhet midis Iranit dhe Omanit, është minuar.

Vadeful, duke folur në Katar gjatë një turneu në Lindjen e Mesme, tha se vendkalimi ishte praktikisht i bllokuar.

"Praktikisht nuk ka trafik anijesh dhe askush në rajon nuk është në gjendje të ofrojë mbrojtje të mjaftueshme", tha ai.

Transporti i energjisë nga prodhuesit përmes Ngushticës së Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme, është ndalur kryesisht për shkak të shqetësimeve për sigurinë pas sulmeve amerikane-Izraelite ndaj Iranit dhe përgjigjes së Teheranit.

Foto: DPA

Остани поврзан