Vadeful: Irani duhet të zotohet se nuk do të mbështesë Hamasin, Hezbollahun dhe Huthët
- Kreu i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, deklaroi sot se në negociatat me SHBA-në, Irani duhet të zotohet se nuk do të mbështesë grupet e armatosura proksi – Hamasin në Gazë, Hezbollah-un në Liban dhe Huthët në Jemen.
Berlin, 25 shkurt 2026 (MIA) – Kreu i diplomacisë gjermane, Johan Vadeful, deklaroi sot se në negociatat me SHBA-në, Irani duhet të zotohet se nuk do të mbështesë grupet e armatosura proksi – Hamasin në Gazë, Hezbollah-un në Liban dhe Huthët në Jemen.
Duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij belg Maksim Prevo, ai shtoi se Gjermania ka një "përgjegjësi të veçantë për sigurinë e Shtetit të Izraelit", transmetojnë mediat britanike.
Politika gjermane ndaj Izraelit bazohet në parimin e "arsyes shtetërore", sipas të cilit siguria e Izraelit është pjesë e përgjegjësisë historike dhe politike të Gjermanisë pas Holokaustit.
Ky qëndrim, i artikuluar fuqishëm nga ish-kancelarja Angela Merkel, nënkupton mbështetje politike, diplomatike dhe të sigurisë për Izraelin.
Në të njëjtën kohë, Berlini mbështet zyrtarisht zgjidhjen me dy shtete dhe bën thirrje për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s