• петок, 13 март 2026

Ushtria izraelite vrau tre persona të armatosur në një tunel në afërsi të Rafah

Ushtria izraelite vrau tre persona të armatosur në një tunel në afërsi të Rafah

Tel Aviv, 10 mars 2026 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) sot kumtoi se forcat e saj gjetën dhe vranë tre burra të armatosur gjatë kërkimit në infrastrukturën nëntokësore në zonën përreth Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, njoftoi DPA.

IDF kumtoi se kërkimi u krye dje dhe se ushtarët izraelitë vazhdojnë me operacionet "për të eliminuar terroristët që veprojnë në zonën e infrastrukturës terroriste" dhe për të larguar çdo kërcënim.

Në raportin nuk theksohet se cilës organizatë i përkisnin burrat, transmeton DPA.

Në Rripin e Gazës në pesë muajt e fundit është në fuqi një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze Hamas, por deri më tani ka pasur shkelje të shpeshta, me ç'rast secila palë akuzon tjetrën për mosrespektim të marrëveshjes, kujton agjencia gjermane. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан