• сабота, 14 март 2026

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e Libanit jugor të largohen nga shtëpitë e tyre

Ushtria izraelite paralajmëroi banorët e Libanit jugor të largohen nga shtëpitë e tyre

Bejrut, 12 mars 2026 (MIA) - Ushtria izraelite i ka paralajmëruar banorët e një zone të madhe të Libanit jugor që të largohen nga shtëpitë e tyre, duke deklaruar se do të veprojë "me vendosmëri" kundër Hezbollahut.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite për gjuhën arabe, Avohaj Adrai, sot deklaroi në Iks se libanezët duhet të lëvizin më në veri të lumit Zahran, i cili në rrjedhën e tij të mesme është rreth 56 kilometra larg kufirit me Izraelin.

Mbi 800.000 njerëz janë zhvendosur në Liban në 10 ditët e fundit në konfliktin e fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani, që është pjesë e një lufte më të gjerë në rajonin e Lindjes së Afërt. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан