Ushtria iraniane sulmon grupe kurde në Irak
- Ushtria iraniane kumtoi se ka shënjestruar përsëri grupet kurde në Irakun fqinj, njoftoi DPA.
Teheran, 5 mars 2026 (MIA) - Ushtria iraniane kumtoi se ka shënjestruar përsëri grupet kurde në Irakun fqinj, njoftoi DPA.
Tre raketa u qëlluan në selinë e grupeve opozitare, publikoi sot agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar udhëheqjen ushtarake në Teheran.
Kanali iranian i propagandës Pres TV publikoi video për të cilat tha se tregonin sulme ndaj pozicioneve të "separatistëve anti-iranianë".
Mediat amerikane publikuan së fundmi se presidenti Donald Tramp po mendon për armatosjen e grupeve kurde për të nxitur kryengritje kundër udhëheqjes së Iranit. Shtëpia e Bardhë i ka mohuar këto raportime.
Megjithatë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Livit, konfirmoi se Trampi ka biseduar me liderët kurdë në rajon në lidhje me bazën amerikane në Irakun verior.
Kurdët janë një grup etnik prej rreth 30 milionë banorë që jetojnë kryesisht në Irak, Iran, Siri dhe Turqi.
Ata kanë luftuar për shtetin e tyre për dekada të tëra dhe prej kohësh janë persekutuar dhe shtypur në Irak, Iran dhe Turqi. Rajoni autonom kurd në Irak u krijua pas përmbysjes së diktatorit Sadam Husein në vitin 2003, kujton DPA. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s