• сабота, 16 мај 2026

Ushtria amerikane vrau tre persona në sulmin ndaj një anije të dyshuar për drogë në Paqësor

Ushtria amerikane vrau tre persona në sulmin ndaj një anije të dyshuar për drogë në Paqësor

Uashington, 6 maj 2026 (MIA) - Ushtria amerikane sërish sulmoi një anije të dyshuar për kontrabandim të drogës në Oqeanin Paqësor lindor, me ç'rast humbën jetën tre burra në operacionin e mbrëmshëm, njoftoi komanda rajonale në internet.

"Inteligjenca konfirmoi se anija po kalonte nëpër rrugë të njohura për tregti me drogë në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione për tregti me drogë", shënoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformën e mediave sociale "X".

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp i targetoi anijet në Karaibe dhe Paqësorin lindor nga shtatori, duke thënë se operacionet kanë për qëllim ta kufizojnë tregtinë ndërkombëtare me drogë.

Kritikët vënë në pikëpyetje nëse sulmet vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtar janë të lejuar sipas të drejtës ndërkombëtare. sa/

foto: Printskrin "X"

Остани поврзан