• сабота, 16 мај 2026

Ushtria amerikane vrau tre persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për drogë

Ushtria amerikane vrau tre persona në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për drogë

Uashington, 16 prill 2026 (MIA) – Ushtria amerikane ka kryer një tjetër sulm ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë droge në Paqësorin lindor, ku e humbën jetën tre persona, njoftoi dje Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

Bazuar në vlerësimet e inteligjencës, anija po lëvizte në një rrugë të njohur për tregti me drogë dhe ishte e përfshirë në kontrabandë droge, kumtoi SOUTHCOM në një publikim në "X".

Një ditë më parë, ushtria amerikane publikoi se ka vrarë katër kontrabandistë të dyshuar në një operacion të ngjashëm në të njëjtin rajon.

Me urdhër të Presidentit Donald Tramp, ushtria amerikane ka kryer sulme vdekjeprurëse që nga shtatori 2025 ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor për të cilat dyshon se transportojnë drogë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 160 persona janë vrarë tashmë në sulme të tilla.

SHBA-ja përballet me një problem të rëndësishëm me drogën, të cilin autoritetet shpesh ia atribuojnë rrjeteve të huaja të trafikimit të drogës.

Kritikët thonë se sulmet vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare shkelin të drejtën ndërkombëtare. ls/

Foto: Printskrin "X"

 

Остани поврзан