• сабота, 16 мај 2026

Ushtria amerikane vrau katër persona në sulmin ndaj një anije të dyshuar për kontrabandë me drogë

Ushtria amerikane vrau katër persona në sulmin ndaj një anije të dyshuar për kontrabandë me drogë

Uashington, 15 prill 2026 (MIA) – Ushtria amerikane ka vrarë katër burra në një sulm ndaj një anijeje të dyshuar për kontrabandë me drogë në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, bëri të ditur Komanda jugore e SHBA-së (SOUTHCOM).

Bazuar në vlerësimet e inteligjencës, anija po lëvizte në një rrugë të njohur të trafikimit me drogë dhe besohej se ishte e përfshirë në kontrabandë narkotikësh, thekson komanda në një deklaratë në X.

Me urdhër të presidentit Donald Tramp, ushtria amerikane nga shtatori 2025 ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve në Karaibe dhe Paqësorin lindor ku ekziston dyshimi për transportim të drogës në SHBA.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 160 persona janë vrarë tashmë në sulme të tilla, transmeton DPA.

SHBA-ja po përballet me problem të rëndësishëm me drogën që autoritetet shpesh ia atribuojnë rrjeteve të huaja të trafikimit. Megjithatë, kritikët thonë se sulmet vdekjeprurëse në ujërat ndërkombëtare shkelin ligjin ndërkombëtar. 

Остани поврзан