Ushtria amerikane ka sulmuar një anije në Paqësorin lindor, tre të vrarë
- Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sulmuar një anije në Paqësorin lindor, të cilën e quajti të përfshirë në trafik droge, me ç'rast kanë humbur jetën tre persona.
Uashington. 21 shkurt 2026 (MIA) - Ushtria amerikane ka njoftuar se ka sulmuar një anije në Paqësorin lindor, të cilën e quajti të përfshirë në trafik droge, me ç'rast kanë humbur jetën tre persona.
Komanda Jugore e SHBA-së (USSOUTHCOM) publikoi pamje të sulmit në faqen e saj të internetit dhe tha se anija ishte "e përfshirë në operacione të trafikimit të drogës".

Paraprakisht këtë javë edhe tre anije tjera janë sulmuar në Paqësor dhe Karaibe, me ç'rast janë vrarë 11 persona. mb/
Foto: printskrin X