• сабота, 16 мај 2026

Ushakov: Rusia u pajtua me nismën e Trampit për të vendosur armëpushim tre ditor

Ushakov: Rusia u pajtua me nismën e Trampit për të vendosur armëpushim tre ditor

Moskë, 8 maj 2026 (MIA) – Ndihmësi i presidentit rus, Jurij Ushakov, deklaroi se Rusia është pajtuar me nismën e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur armëpushim me Ukrainën nga 9 deri më 11 maj dhe për të shkëmbyer të burgosur me Kievin "1.000 për 1.000" gjatë kësaj periudhe.

"Me urdhër të e presidentit rus Vladimir Vladimiroviç Putin, konfirmoj pranueshmërinë për palën ruse të nismës së propozuar së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Tramp për armëpushim dhe shkëmbim të të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës",theksoi Ushakov.

Paraprakisht, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski konfirmoi se Ukraina dhe Rusia arritën marrëveshje për armëpushim tre ditor dhe shkëmbim të mijëra pengjeve të luftës. 

“Një regjim armëpushimi duhet të vendoset më 9, 10 dhe 11 maj. Ukraina po punon vazhdimisht për të kthyer njerëzit e saj nga robëria ruse”, njoftoi Zelenski në platformën Iks.

Ai e falënderoi presidentin amerikan Donald Tramp dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre diplomatik. 

"Falënderoj presidentin e SHBA-së dhe ekipin e tij për angazhimin e tyre diplomatik konstruktiv. Ne presim që SHBA-ja të sigurohet që pala ruse t'i përmbushë këto marrëveshje", theksoi Zelenski.

Më parë, Trampi njoftoi në rrjetin e tij social, “Truth Social”, se me kërkesën e tij, Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord për armëpushim tre ditor dhe shkëmbimin e një mijë pengjeve të luftës.

"Shpresoj që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte shumë të gjatë, vdekjeprurëse dhe të vështirë", theksoi Tampi, duke shtuar se është bërë përparim në negociatat për t'i dhënë fund konfliktit. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан