Urim nga presidentja Siljanovska-Davkova për besimtarët që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve, i dërgoi një mesazh urimi Dr. Kiro Stojanov, Peshkop i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës-Shkup, dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
Shkup, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Lindjes së Krishtit - Krishtlindjeve, i dërgoi një mesazh urimi Dr. Kiro Stojanov, Peshkop i Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës-Shkup, dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian.
"Me kënaqësi të veçantë, të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian, ju uroj përzemërsisht ditën e lindjes së Krishtit - Krishtlindjet. Këto ditë të ndritshme festive t'ju sjellin shëndet të mirë, paqe shpirtërore dhe gëzim, duke i mbushur shtëpitë tuaja me qetësi, dashuri dhe ngrohtësi. Krishtlindjet, si një nga festat më të lartësuara të krishtera, na kujton në vlerat e përjetshme: solidaritetin, njerëzimin dhe shpresën, të cilat i bashkojnë njerëzit dhe forcojnë besimin në një të ardhme më të mirë", shkruan Siljanovska-Davkova.
Në këto ditë dimri, shton presidentja e Maqedonisë së Veriut, festat e Krishtlindjeve le të jenë nxitje për të bërë vepra të mira dhe respekt të ndërsjellë.
"Të dhurojmë buzëqeshje, të kultivojmë afërsinë njerëzore dhe të jemi bartës të gëzimit dhe mendimeve pozitive në jetën e përditshme, duke ndarë gëzimin me të gjithë përreth nesh", shkruan presidentja në urim.
Foto: Arkivi i MIA-s