Urim i Gashit për 8 Mars: Gratë janë rrënja e fortë e njerëzimit
- - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u dërgoi urim të gjitha grave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Shkup, 8 mars 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u dërgoi urim të gjitha grave me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në shoqëri.
Në urim, Gashi thekson se 8 Marsi është një kujtesë për rolin e rëndësishëm të grave në jetën publike dhe shoqërore, duke theksuar se kontributi i tyre është i paçmuar në çdo sferë.
"Kjo ditë e veçantë na jep mundësinë të theksojmë rëndësinë e përfaqësimit të grave në jetën publike, të nderojmë kontributin tuaj të pashoq në çdo fushë të shoqërisë dhe të riafirmojmë se gratë janë rrënja e fortë e njerëzimit", thekson Gashi.
Ai shtoi se kjo është një ditë reflektimi, por edhe zotimi për të promovuar, garantuar dhe mbrojtur të drejtat e grave.
"Prandaj, si kryetar i Kuvendit, dua të siguroj se kjo shtëpi e të gjithëve, do të vazhdojë të mbështesë çdo iniciativë që avancon këtë kauzë", thekson Gashi.
Në urim, ai ju bëri edhe thirrje burrave të jenë pjesë e përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore, duke theksuar se ajo nuk është një kauzë vetëm e grave, por një përpjekje e përbashkët e gjithë shoqërisë.
"Vlerësimi i nënave në familje dhe vlerësimi i drejtë i grave në jetën publike, është detyrim moral dhe njerëzor. Të nderuara zonja, ju uroj nga zemra 8 Marsin. Vazhdoni të jeni forca, arsyeja dhe virtyti i shoqërisë sonë", porositi Gashi, duke ua uruar festën të gjitha grave. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s