"Uollstrit xhurnall": Trampi është kundër zbarkimit të trupave amerikane në ishullin iranian Harg
- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikane, Donald Tramp e kundërshtoi zbarkimin e trupave amerikane në ishullin iranian të Hargut, duke druajtur nga mundësia për humbje të mëdha në armatën amerikane, kumtuan mediumet amerikane.
Uashington, 19 prill 2026 (MIA) - Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikane, Donald Tramp e kundërshtoi zbarkimin e trupave amerikane në ishullin iranian të Hargut, duke druajtur nga mundësia për humbje të mëdha në armatën amerikane, kumtuan mediumet amerikane.
Duke iu referuar burimeve anonime zbuluese, "Uollstrit xhurnall" thekson se Trampi fillimisht ishte i bindur se misioni do të jetë i suksesshëm dhe se marrja e asaj pjese të territorit iranian do t'i sigurojë SHBA-së qasje drejt ngushticës së Hormuzit.
Megjithatë, Trampi më vonë u shqetësua se viktimat amerikane do të jenë mjaft të larta dhe se ushtria amerikane do të bëhej pre e lehtë në atë operacion, sipas burimeve në gazetën amerikane ditore.
Burime anonime të "Uollstrit xhurnall" pohojnë se Trampi përballet me frikën e vet nga dhënia e urdhrit për ushtrinë amerikane me rrezik se shumë ushtarë do të lëndohen, ndërkaq madje edhe mund të mos kthehen në shtëpitë e veta.
"Ai hamendet mes qasjes ushtarake dhe pajtuese dhe lufton prapa skenës me mundësi që gjërat të shkojnë keq", deklaroi një prej burimeve anonime për "Uollstrit xhurnall".
Terminalet kryesore të naftës të Republikës islamike të Iranit ndodhen në ishullin Harg. Lideri amerikan vazhdimisht kërcënoi se do ta okupojë ishullin. ab/
Foto: ЕPА