• четврток, 25 декември 2025

Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup shënon 9-vjetorin e themelimit

Universiteti

Shkup, 22 dhjetor 2025 (MIA) - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup në ceremoni solemne do të shënojë 9-vjetorin e fillimit të punës.

Kjo ngjarje, siç bëhet e ditur në kumtesën e UNT-së shënon një dekadë suksesi, rritjeje akademike dhe përkushtimi ndaj arsimit të lartë.

Në shenjë nderimi për këtë përvjetor, Universiteti "Nënë Tereza" do të ndajë titullin më të lartë akademik "Doctor Honoris Causa" për akademik Alajdin Abazin, në mirënjohje të kontributit të tij të shquar në fushën e arsimit dhe shkencës, si dhe për rolin e tij si model frymëzimi për brezat e rinj.

Gjithashtu, për herë të parë që nga themelimi, UNT do të ndajë Plaketën e Nderit "Nënë Tereza" në tri fusha kryesore: Shkencë, Arsim dhe Kontribut në komunitet. Këto mirënjohje u ndahen individëve që me punën dhe angazhimin e tyre kanë arritur suksese të jashtëzakonshme dhe kanë dhënë ndihmesë të çmuar për shoqërinë.

Foto: UNT

Остани поврзан