UNAMA: Të paktën 42 civilë afganë humbën jetën në luftimet midis Afganistanit dhe Pakistanit
- Të paktën 42 civilë kanë humbur jetën dhe 104 janë plagosur që nga 26 shkurti në përleshjet midis Afganistanit dhe Pakistanit, bëri të ditur Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA).
Kabul, 3 mars 2026 (MIA) - Të paktën 42 civilë kanë humbur jetën dhe 104 janë plagosur që nga 26 shkurti në përleshjet midis Afganistanit dhe Pakistanit, bëri të ditur Misioni i Kombeve të Bashkuara për Ndihmë në Afganistan (UNAMA).
Përleshjet midis dy vendeve fqinje vazhdojnë edhe sot, Kabuli bëri të ditur se sot kishte marrë një tjetër pozicion pakistanez në rajonin e Kandaharit.
Ndërsa Islamabadi pretendon se forcat pakistaneze kanë shkatërruar një bazë ushtarake në provincën Nangarhar të Afganistanit.
Edhe Afganistani edhe Pakistani pretendojnë se që nga fillimi i përleshjeve kanë vrarë dhjetëra ushtarë dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në objektet ushtarake në anën tjetër.
UNAMA ka bërë thirrje për ndërprerjen e luftimeve për shkak se në Afganistan janë zhvendosur rreth 16.400 familje.
Foto: Logo UNAMA