Ukraina mbledh dëshmi digjitale për krime ruse të luftës
- – Komandanti suprem i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Sirski, ka urdhëruar intensifikimin e aktiviteteve për përpunim dhe magazinim të informacioneve në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë aktiviteteve të luftës në vend.
Kiev, 15 maj 2026 (MIA) – Komandanti suprem i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Sirski, ka urdhëruar intensifikimin e aktiviteteve për përpunim dhe magazinim të informacioneve në lidhje me shkeljet e rënda të të drejtës ndërkombëtare humanitare gjatë aktiviteteve të luftës në vend.
Këtë në rrjetin social "Iks" e shkroi juristi ukrainas, ekspert i të drejtës ndërkombëtare penale dhe aktivist për të drejtat e njeriut, Gundyz Ajdinoviq Mamedov.
“Koordinimin e kësaj nisme do ta sigurojë Shërbimi për Zbatimin e ligjit dhe punëve ushtarake juridike të forcave të armatosura ukrainase”, shtoi Mamedov.
Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, deklaroi se Rusia për sulmet ndaj Ukrainës vetëm në dy ditët e kaluara ka përdorur 1.567 dronë dhe 56 raketa të ndryshme. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s