• сабота, 14 март 2026

Ukraina ka neutralizuar 77 nga 94 dronë rusë, Rusia ka rrëzuar 80 dronë ukrainas gjatë natës

Ukraina ka neutralizuar 77 nga 94 dronë rusë, Rusia ka rrëzuar 80 dronë ukrainas gjatë natës

Kiev/Moskë, 12 mars 2026 (MIA) - Forcat ukrainase të mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar 77 nga 94 dronë të llëshuar nga forcat ruse kundër territorit të Ukrainës gjatë natës, njoftuan forcat ajrore ukrainase në Telegram.

Deri dje, deri në orën 18:00, forcat ruse sulmuan me 94 dronë "Shahed", "Gerbera" dhe "Italmas", si dhe lloje të tjera dronësh. Dronët u nisën nga Kurski, Oreli, Millerova dhe Hvardijsk në gadishullin e Krimesë, i cili është nën okupim të përkohshëm, ku më shumë se 60 nga dronët ishin "Shahed".

Sulmi ajror u kundërshtua nga njësitë ajrore, forcat raketore të mbrojtjes ajrore, njësitë e luftës elektronike, njësitë për sistemet pa pilot dhe grupet mobile kundër zjarrit të Forcave të Mbrojtjes së Ukrainës.

Sipas të dhënave paraprake, deri sot në orën 9:00, mbrojtja ajrore ka rrëzuar ose bllokuar 77 dronë në pjesët veriore, jugore dhe lindore të Ukrainës.

Gjashtëmbëdhjetë dronë goditën 11 lokacione, ndërsa mbetje të dronëve të rrëzuar u regjistruan në një lokacion.

Rusia njoftoi se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 80 dronë ukrainas gjatë natës.

Maksimumi 30 dronë u neutralizuan mbi territorin Krasnodar, theksoi Ministria. Katërmbëdhjetë u rrëzuan mbi Gadishullin e Krimesë i okupuar në vitin 2014, ndërsa 10 mbi rajonin e Rostovit.

Për më tepër, mbrojtja ajrore ruse shkatërroi tetë dronë mbi Detin e Zi dhe dy mbi Detin Azov. qa/

Foto: Arkivi

Остани поврзан