Ukraina informon se ekipet kundër dronëve tashmë po "punojnë" në Katar, EBA dhe Arabinë Saudite
- Ekspertët ukrainas të luftës kundër dronëve filluan punën në tre shtete të Gjirit të cilat janë shënjestra të sulmeve iraniane, deklaroi presidenti Volodimir Zelenski.
Kiev, 11 mars 2026 (MIA) - Ekspertët ukrainas të luftës kundër dronëve filluan punën në tre shtete të Gjirit të cilat janë shënjestra të sulmeve iraniane, deklaroi presidenti Volodimir Zelenski.
"Tre nga ekipet tona janë larguar - ekipe të fuqishme ekspertësh, personel ushtarak, inxhinierë, njerëz të ndryshëm. Sot, ushtria tashmë po komunikon dhe tashmë po punon", deklaroi Zelenski.
Zëdhënësi i tij konfirmoi veçmas se tre vendet janë Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.
Foto: Zelenski në Fejsbuk