Ukraina dhe Rusia shkëmbyen nga 193 të burgosur lufte
- Ukraina dhe Rusia sot, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së, shkëmbyen të burgosur lufte. Ukraina dhe Rusia liruan të njëjtin numër të burgosurish lufte – 193.
Kiev, 24 prill 2026 (MIA) – Ukraina dhe Rusia sot, me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe SHBA-së, shkëmbyen të burgosur lufte. Ukraina dhe Rusia liruan të njëjtin numër të burgosurish lufte – 193.
Ukraina dhe Rusia më 11 prill shkëmbyen 175 të burgosur lufte, ndërsa në mars gjithsej 500.
Autoritetet ukrainase në shkurt njoftuan se Rusia mban në robëri rreth 7.000 ukrainas, ndërsa në robërinë ukrainase ndodhen pothuajse 4.000 rusë.
Kiev dhe Moska herë pas here shkëmbejnë edhe trupat e ushtarëve të vdekur. Në prill, Rusia ktheu trupat e një mijë ushtarëve, ndërsa Ukraina ktheu 41 trupa në Rusi. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s