UEFA e hodhi poshtë kërkesën e klubeve të Premier ligës për zgjerim të ekipeve për LK
- Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) e hodhi poshtë kërkesën e klubeve të Premier ligës angleze për zgjerim të ekipeve në Ligën e kampionëve.
Nion, 24 mars 2026 (MIA) - Asociacioni evropian i futbollit (UEFA) e hodhi poshtë kërkesën e klubeve të Premier ligës angleze për zgjerim të ekipeve në Ligën e kampionëve.
Sipças "Gardian"-it, çështja është diskutuar në takimin e komitetit kompetent të UEFA-së në shkurt, por nuk ishte përfshirë në rend dite të takimit të radhës të Komitetit ekzekutiv, që do të mbahet më 20 maj në Stamboll para finales së Ligës së Evropës.
Rregulalt e tnaishme për përbërjet e ekipeve janë vendosur para afërsisht 20 viteve. Disa klube nga Premier liga kanë kërkuar zgjerim për shkak të numrit të shtuar të ndeshjeve, si dhe ngarkesës së shtuar të punës dhe rrezikut nga lëndimet e lojtarëve.
Megjithatë, Komiteti i klubeve ishte i ndarë: prëfaqësues të klubeve spanjolle, përfshirë Atletiko Madridin, Seviljen dhe Real Sosiedadin, e kundërshtuan këtë nismë.
Vërehet se çështja mund të shqyrtohet sërish para stinorit 2027/28. ab/
Foto: ЕPА