U rrëzua një ndërtesë pas zjarrit në stacionin qendror hekurudhor në Glazgou, anulohen dhjetëra trena
- Një zjarr i madh në stacionin qendror të trenit në qytetin më të madh të Skocisë, Glazgou, ka shkaktuar shembjen e pjesshme të një ndërtese, sipas Bi-Bi-Si.
Glazgou, 9 mars 2026 (MIA) - Një zjarr i madh në stacionin qendror të trenit në qytetin më të madh të Skocisë, Glazgou, ka shkaktuar shembjen e pjesshme të një ndërtese, sipas Bi-Bi-Si.
Dhjetëra trena nga stacioni janë anuluar dhe stacioni do të mbetet i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm, njoftoi asociacioni britanik hekurudhor "Neshnal Reil".
Nuk ka raporte për të lënduar në zjarr.
Zjarri filloi në një dyqan për avullim vape në afërsi të stacionit të shtunën pasdite. sa/
foto: Arkivi