Tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë goditi Turqinë veriore
- Tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë të shkallës Rihter gjatë natës së kaluar tronditi provincën turke Tokatit, në pjesën veriore të vendit, kumtoi mëngjesin e sotëm Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive AFAD, transmeton DPA.
Stamboll, 13 mars 2026 (MIA) - Tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë të shkallës Rihter gjatë natës së kaluar tronditi provincën turke Tokatit, në pjesën veriore të vendit, kumtoi mëngjesin e sotëm Agjencia turke për Menaxhimin e Fatkeqësive AFAD, transmeton DPA.
Tërmeti u ndje edhe në provincat fqinje të Samsunit, Amasjas, Ordusë dhe Sivasit, kumtoi AFAD.
Tërmeti u regjistrua në orën 3:35 të mëngjesit në një thellësi prej 6,37 kilometra.
Për momentin nuk ka ndikime negative, kumtoi AFAD.
Shkollat dhe kopshtet në Tokat do të qëndrojnë të mbyllura për një ditë, publikoi zyra e Guvernatorit të Tokatit në Iks.
Në Turqi ka shumë çarje, të cilat janë plasaritje tektonike ose pika thyerjeje në shkëmb, kujton DPA.
Foto: arkivi i MIA-s