• сабота, 16 мај 2026

Tërheqja e forcave amerikane nga Gjermania tregon se Evropa duhet të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj, komenton Berlini

Tërheqja e forcave amerikane nga Gjermania tregon se Evropa duhet të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e saj, komenton Berlini

Berlin, 2 maj 2026 (MIA) – Evropianët duhet të ndërmarrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, duke e komentuar qëllimin e SHBA-së që të tërheqin 5.000 ushtarë të tyre të stacionuar në Gjermani. 

"Gjermania është në rrugën e duhur" në këtë drejtim, tha Pistorius, duke theksuar se janë marrë masa për të rritur personelin e Bundesverit, për të lehtësuar dhe përshpejtuar furnizimin publik për blerjen e pajisjeve mbrojtëse dhe për ndërtimin e infrastrukturës.

"Mund të supozohej se SHBA-ja do të tërheqë disa nga forcat e saj nga Evropa, përfshirë edhe nga Gjermania", shtoi ai. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан