Të shtëna në një shkollë në Brazil - dy persona e kanë humbur jetën, arrestohet një djalë 13-vjeçar
- Dy të punësuar janë vrarë në të shtënat në një shkollë në pjesën perëndimore të Brazilit, ndërsa dy persona, mes të cilëve edhe një nxënës, janë dërguar në spital me lëndime, kumtuan autoritetet rajonale, njofton DPA.
Rio de Zhanejro, 6 maj 2026 (MIA) - Dy të punësuar janë vrarë në të shtënat në një shkollë në pjesën perëndimore të Brazilit, ndërsa dy persona, mes të cilëve edhe një nxënës, janë dërguar në spital me lëndime, kumtuan autoritetet rajonale, njofton DPA.
Qeveria e shtetit federal Akre kumtoi se një djalë 13 vjeçar e ka pranuar veprën dhe u arrestua së bashku me kujdestarin e tij ligjor, i cili është pronar i armës së zjarrit, të përdorur në sulmin.
Sipas portalit "G1", i cili i referohet deklaratave të dëshmitarëve, të shtënat kanë ndodhur gjatë mësimit të pasdites. Nxënësit në panik janë shtrirë në dysheme.
Autoritetet kompetente kumtuan se rrethanat e sakta dhe motivi për sulmin ende po hetohen.
Mësimi në të gjitha shkollat shtetërore në shtetin federal Akre është ndërprerë në tre ditët e ardhshme. bsh/
Foto: Arkiv