• сабота, 16 мај 2026

Të shtëna në darkën e Trampit me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë - një polic u plagos, ndërsa sulmuesi i armatosur është arrestuar

Të shtëna në darkën e Trampit me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë - një polic u plagos, ndërsa sulmuesi i armatosur është arrestuar

Uashington, 26 prill 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe zyrtarë tjerë të lartë amerikan u evakuuan nga darka vjetore me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje pas të shtënave në hollin e hotelit Hilton në Uashington. Sulmuesi i armatosur është arrestuar, ndërsa një polic u plagos.

Siç njoftuan kanalet televizive amerikane, raportet e para thonë se një person është i vdekur. Më vonë u kuptua se sulmuesi i armatosur është arrestuar.

Njëri nga personat e sigurimit u qëllua në jelekun e blinduar, por nuk është në rrezik për jetën.

Presidenti amerikan Donald Tramp e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Para konferencës, Trampi publikoi video nga sulmi dhe përgjigjja e Shërbimit sekret.

Në një postim në rrjetet sociale pas të shtënave, Trampi tha se zonja e parë Melania Tramp dhe anëtarët e kabinetit të tij që morën pjesë në darkë janë "në gjendje të shkëlqyer".

I dyshuari për të shtënat është identifikuar si Kol Tomas Alen 31, nga Toransi i Kalifornisë.

Darka vjetore e Shoqatës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë mbledh qindra gazetarë të shquar, personalitete dhe politikanë të njohur nga Partia Republikane dhe Demokratike.

Disa nga të pranishmit njoftuan se kanë dëgjuar mes pesë dhe tetë gjuajtje. Salla menjëherë u evakuua pas të shtënave. sa/

Foto: EPA/ printskrin

Остани поврзан