• сабота, 16 мај 2026

Të paktën tre viktima nga sulmet ruse ndaj Ukrainës

Të paktën tre viktima nga sulmet ruse ndaj Ukrainës

Kiev, 26 prill 2026 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën në sulmet e mbrëmshme ruse ndaj rajoneve ukrainase Sumski dhe Dnjepropetrovsk.

Gjatë sulmit me dronë në qytetin Bilopilja, në rajonin e Sumit që kufizohet me Rusinë, humbën jetën dy burra. Armata ukrainase kumtoi se është goditur një lagje pesë kilometra nga kufiri me Rusinë.

"Në rajonin e Dnjepropetrovskit është një viktimë dhe katër të plagosur, publikoi në Telegram kryeshefi i administratës ushtarake rajonale, Oleksander Ganxha.

Ai shtoi se "armiku granatoi katër zona me dronë dhe artileri".

Pas sulmeve ruse, një zjarr shpërtheu në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, Krivoj Rog. sa/

foto: EPA arkivi

Остани поврзан