• петок, 15 мај 2026

Të paktën tetë njerëz e humbën jetën në një sulm izraelit në Liban

Të paktën tetë njerëz e humbën jetën në një sulm izraelit në Liban

Bejrut, 13 maj 2026 (MIA) - Në një sulm izraelit me dron në jug të Bejrutit e humbën jetën tetë persona, përfshirë një grua dhe dy fëmijët e saj, kumtoi ministria e Shëndetësisë e Libanit.

Sulmi është kryer ndaj tre automjeteve në autostradën kryesore në jug të kryeqytetit, vetëm disa orë pasi banorët vendas u paralajmëruan nga ushtria izraelite të evakuoheshin.

Libani dhe Izraeli është parashikuar nesër të zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh të drejtpërdrejta në Uashington. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан