• сабота, 14 март 2026

Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm izraelit ndaj Bejrutit

Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm izraelit ndaj Bejrutit

Bejrut, 12 mars 2026 (MIA) - Të paktën shtatë persona humbën jetën në një sulm izraelit ndaj Bejrutit në mëngjes, vetëm disa orë pas sulmit në qendrën e kryeqytetit libanez, duke i'u referuar Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.

"Sulmi izraelit armiqësor ndaj (plazhit) Ramlet al-Bajda në Bejrut rezultoi me shtatë raste të vdekjes dhe 21 persona të lënduar", thuhet në kumtesën e Ministrisë, duke u kthyer në plazhin publik ku personat e zhvendosur flejnë nën qiell të hapur nga fillimi i konfliktit të ripërtërirë mes Izraelit dhe lëvizjes shiite proiraniane Hezbollah.

Mediat lokale transmetuan pamje që tregonin kaos dhe tym përgjatë bregdetit pas sulmit.

Ishte sulmi i tretë në zemër të Bejrutit që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, e cila filloi me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.

Këtë mëngjes, Hezbollahu njoftoi se kishte qëlluar dhjetëra raketa në Izraelin verior. Objektivi i sulmit ishte një bazë e inteligjencës ushtarake izraelite në periferi të Tel Avivit.

Në një deklaratë, Hezbollahu tha se "shënjestroi bazën në Glilot (selia e Njësisë 8200, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake izraelite "Aman") në periferi të Tel Avivit me një seri raketash të gjeneratës së fundit".

Pak më parë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se Irani kishte kryer një operacion ajror "të përbashkët dhe të integruar" me aleatin e tij Hezbollahun që synonte Izraelin. Ky është sulmi i parë i koordinuar që nga fillimi i luftës.

Më herët sot, televizioni izraelit Kanal 12 dhe edicioni onlajn i gazetës "Tajms of Izrael" raportuan se Hezbollahu kishte qëlluar rreth 100 raketa. "Tajms of Izrael" e përshkroi sulmin si "sulmin më të madh të Hezbollahut ndaj Izraelit" që nga fillimi i këtij muaji, kur lëvizja shiite libaneze rifilloi sulmin me raketa ndaj Izraelit pas një qetësie të gjatë në luftime. sa/

foto: EPA arkivi

Остани поврзан