• петок, 15 мај 2026

Të paktën një person humbi jetën, ndërsa 17 u plagosën në sulmin rus në rajonin Dnjepropetrovsk

Të paktën një person humbi jetën, ndërsa 17 u plagosën në sulmin rus në rajonin Dnjepropetrovsk

Kiev, 30 prill 2026 (MIA) - Në një sulm të forcave ruse ndaj rajonit të Dnjeperit një person u vra dhe numri i të plagosurve u rrit në 17, njoftuan autoritetet lokale.

Kryeshefi i administratës së Dnjepropetrovskit, Oleksandar Hanxha, shkroi në kanalin e tij Telegram se numri i personave të plagosur në "sulmin armiqësor në rrethin e Dnjeperit është rritur në 17", raporton Ukrinform.

Ai shtoi se shtatë persona janë shtruar në spital. Sipas tij, një burrë 65-vjeçar është në gjendje të rëndë, ndërsa një burrë tjetër i moshës 33-vjeçare dhe gra të moshës 28, 35, 43, 44 dhe 54 vjeç janë në gjendje mesatarisht të rëndë. sa/

Foto: EPA arkivi

Остани поврзан