• сабота, 16 мај 2026

Të paktën dhjetë të vdekur nga shembja e një miniere ari në Keni

Të paktën dhjetë të vdekur nga shembja e një miniere ari në Keni

Najrobi, 8 maj 2026 (MIA) – Të paktën dhjetë persona humbën jetën pasi u shemb një minierë ari në Rumos Hills, në veriperëndim të Kenisë. 

Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë, ndërsa situata në terren edhe më tutje është dramatike, sepse nga nën rrënojat përkohësisht dëgjohen zëra dhe britma. 

Deri më tani nga miniera janë nxjerrë të paktën dhjetë trupa të pajetë. 

"Misioni i shpëtimit është në vijim dhe besohet se në minierën e shembur ka shumë njerëz të bllokuar", deklaroi komisari në rajonin Vest Pokot, David Saruni. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан