Të paktën 64 të vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Libanin
- Të paktën 64 persona u vranë dhe 142 të tjerë u lënduan në sulmet e sotme izraelite në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit, kumtuan autoritetet lokale.
Bejrut, 11 mars 2026 (MIA) - Të paktën 64 persona u vranë dhe 142 të tjerë u lënduan në sulmet e sotme izraelite në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit, kumtuan autoritetet lokale.
Sulmet ajrore izraelite goditën pjesën qendrore të Bejrutit, duke vrarë të paktën katër persona, ndërsa rritet frika për një ofensivë tokësore izraelite në Liban, transmeton DPA.
Mediat libaneze treguan disa kate të një ndërtese banimi në kryeqytet të shkatërruara. Ministria e Shëndetësisë kumtoi se katër persona të tjerë u lënduan në sulm.
Ndërkohë, sulme të fuqishme goditën zona të ndryshme Libanin jugor dhe lindor, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i dhunës javën e kaluar ka arritur në 634 të vdekur dhe 1.586 të lënduar.
Ushtria izraelite në kumtesë theksoi se kreu sulme në periferinë jugore të Bejrutit, Dahije, duke synuar qendrat e komandës dhe depot e armëve të milicisë Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Agjencia kombëtare e lajmeve libaneze (NNA) njoftoi se sulmet vazhduan gjithashtu në jug të vendit dhe në Luginën lindore Beka, ku zyrtarët kumtuan se të paktën 14 persona u vranë ndërsa 29 të tjerë u lënduan.
Hezbollahu kumtoi se kishte sulmuar trupat izraelite në Libanin jugor me raketa disa herë mbrëmë dhe gjatë gjithë natës. rq/
Foto: DPA