Të paktën 20 të vdekur në sulmet izraelite mbi jug të Libanit dhe periferive të Bejrutit
- – Të paktën 20 persona u vranë në sulmet e sotme izraelite mbi jug të Libanit dhe periferive jugore të Bejrutit, njoftuan autoritetet lokale.
Bejrut, 9 mars 2026 (MIA) – Të paktën 20 persona u vranë në sulmet e sotme izraelite mbi jug të Libanit dhe periferive jugore të Bejrutit, njoftuan autoritetet lokale.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 16 persona janë vrarë, ndërsa 40 janë plagosur në jug të Libanit, përderisa në sulmet ajrore izraelite mbi filialet e rrjetit “Al – Kard al Hasan”, që ka lidhje me Hezbollahun, në periferitë jugore të Bejrutit, u vra një person dhe plagosën 12 të tjerë, transmetoi DPA.
“Al – Kard al -Hasan” është lloj i bankës që ka lidhje me Hezbollahun dhe ka filiale të saj përgjatë Libanit, duke përfshirë edhe Bejrutin.
Ministria e Shëndetësisë tha më parë se sulmet ndaj vendeve të drejtuara nga Komiteti Islamik i Shëndetësisë, gjithashtu i lidhur me Hezbollahun, në dy rrethe jugore libaneze vranë dy ndihmës mjekësorë dhe plagosën gjashtë, duke akuzuar Izraelin për "shënjestrim sistematik të ekipeve të shpëtimit".
Forcat izraelite kanë kryer 11 sulme ajrore që synojnë institucionin financiar të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit. Shpërthime të forta u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin dhe tym i zi i dendur mbuloi zonat e synuara. Në përshkallëzimin e fundit deri më tani janë vrarë rreth 400 persona në Liban.
Hezbollahu, nga ana e tij, e ndërmori përgjegjësinë për disa sulme të reja ndaj caqeve izraelite. Grupi militant njoftoi se ishin hedhur raketa drejt bazës ajrore në Haifa, në mesin e caqeve të tjera.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se Hezbollahu deri më tani ka shfrytëzuar qindra raketa dhe dronë kundër civilëve izraelitë në veri të Izraelit. Sulmet nga jugu i Libanit tregojnë se grupi militant nuk është tërhequr nga ai rajon siç ishte dakorduar, theksoi zëdhënësi. fc/
Foto: DPA