• сабота, 16 мај 2026

Të paktën 16 të vdekur në përplasjen mes një autobusi dhe një cisterne në ishullin indonezian Sumatra

Të paktën 16 të vdekur në përplasjen mes një autobusi dhe një cisterne në ishullin indonezian Sumatra

Xhakarta, 7 maj 2026 (MIA) - Një autobus me udhëtarë u përplas drejtpërdrejt me një cisternë karburanti në një autostradë në ishullin indonezian Sumatra, ku humbën jetën të paktën 16 persona. Në aksident u plagosën edhe katër persona të tjerë.

Aksidenti rrugor ndodhi dje rreth mesditës në një autostradë në provincën Sumarta e Jugut. Autobusi ndërurban, në të cilin nodheshin të paktën 20 udhëtarë, u përplas me një cisternë që po lëvizte në drejtim të kundërt, deklaroi Mugono, përfaqësues i shërbimit lokal të emergjencave. Ai theksoi se sipas informacioneve fillestare, autobusi ishte duke udhëtuar nga Lubuklingau drejt Xhambit. 

Sipas versionit të policisë, shkëndijat në asfalt mund ta kenë detyruar shoferin të devijojë autobusin jashtë rrugës në përpjekje për të shmangur një incident. Në atë moment, nga drejtimi i kundërt po vinte me shpejtësi të madhe një cisternë nafte, kështu që nuk kishte kohë të mjaftueshme për të shmangur përplasjen.

"Pas përplasjes shpërtheu zjarr, ndërsa shumë pasagjerë mbetën të bllokuar në autobus", tha Mugono.

Në mesin e viktimave janë shoferi i autobusit dhe 13 pasagjerë, si dhe shoferi i cisternës dhe bashkëudhëtari i tij. Meqë lista e udhëtarëve ende po verifikohet, autoritetet po vazhdojnë të përcaktojnë numrin e saktë të viktimave. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан