Të paktën 15 policë u vranë në një sulm vetëvrasës nga një grup terroristësh në Pakistanin veriperëndimor
- Të paktën 15 policë u vranë në një sulm vetëvrasës në një stacion policor në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunva, e cila kufizohet me Afganistanin, njoftoi DPA, duke iu referuar personave zyrtarë.
Islamabad, 10 maj 2026 (MIA) - Të paktën 15 policë u vranë në një sulm vetëvrasës në një stacion policor në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunva, e cila kufizohet me Afganistanin, njoftoi DPA, duke iu referuar personave zyrtarë.
Sulmi ndodhi në qarkun Banu, ku terroristët vonë natën me një automjet plot me eksplozivë goditën stacionin policor. Pas sulmit ka pasur një përleshje intensive me armë zjarri.
Grupi i armatosur Itehad-ul-Muxhahiden mori përgjegjësinë për sulmin.
"Të paktën 15 policë u vranë", deklaroi për DPA-në një zyrtar i policisë rajonale. Edhe tre të tjerë u plagosën në sulmin, shtoi ai.
Në kohën e sulmit, në stacion ndodheshin 18 policë.
Shpërthimi i fuqishëm çoi në shkatërrimin e plotë të objektit të policisë, si dhe në shkatërrimin e një automjeti të blinduar. ls/