Të paktën 14 të vdekur në aksidentin hekurudhor në Indonezi
- Të paktën 14 persona kanë vdekur, ndërsa 84 të tjerë janë lënduar në një përplasje midis dy trenave në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, kumtoi sot kompania shtetërore hekurudhore "PT Kereta Api Indonesia".
Xhakarta, 28 prill 2026 (MIA) - Të paktën 14 persona kanë vdekur, ndërsa 84 të tjerë janë lënduar në një përplasje midis dy trenave në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, kumtoi sot kompania shtetërore hekurudhore "PT Kereta Api Indonesia".
Aksidenti ndodhi vonë mbrëmë në Bekasi, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Xhakartës, që është pjesë e një rajoni më të gjerë metropolitan ku transporti publik mbështetet shumë në hekurudhë. Siç theksohet aksidenti ndodhi kur një tren ndërurban me shpejtësi të lartë u përplas me pjesën e pasme të një treni rajonal që ishte parkuar në stacion.
Të 14 viktimat ishin gra që udhëtonin me trenin rajonal, ndërsa udhëtarët në trenin ndërurban shpëtuan pa lëndime serioze. rq/
Foto: EPA