• сабота, 14 март 2026

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën pasi një anije me migrantë është përplasur me rojen bregdetare në Antali

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën pasi një anije me migrantë është përplasur me rojen bregdetare në Antali

Antalia, 9 mars 2026 (MIA) - Të paktën 14 persona sot e kanë humbur jetën kur një varkë me migrantë është përplasur në një anije të rojes bregdetare turke tek krahina jugore Antalia, kumtoi roja bregdetare.

Mediumet britanike njoftojnë se fatkeqësia ka ndodhur pasi anija me migrantë ka tentuar të ik edhe krahas paralajmërimit që të ndalet.

Sipas kumtesës, roja bregdetare e ka vërejtur varkën herët në mëngjes tek bregu i qarkut Finike, në Antali. Varka i ka injoruar paralajmërimet e përsëritura për t'u ndalur dhe ka tentuar të ikë, gjë që ka rezultuar me përplasje me anije të rojes bregdetare.

Në operacionin për shpëtim, janë shpëtuar gjashtë migrantë dhe një shtetas turk. Janë gjetur 14 persona të vdekur, ndërsa 15 personat tjerë kanë vazhduar të lundrojnë drejt bregut, ku janë arrestuar. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан