Të paktën 13 të lënduar në sulmet e fundit të forcave ruse ndaj Odesës
- Trembëdhjetë persona janë lënduar në sulmet intensive me dron, të kryera mbrëmë ndaj qytetit ukrainas, Odesa, kumtoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Sergej Lisak, në profilin e tij në "Telegram".
Kiev, 27 prill 2026 (MIA) - Trembëdhjetë persona janë lënduar në sulmet intensive me dron, të kryera mbrëmë ndaj qytetit ukrainas, Odesa, kumtoi shefi i administratës ushtarake të qytetit, Sergej Lisak, në profilin e tij në "Telegram".
"Forcat ruse kanë kryer sulm masiv ndaj Odesës me dronë. Janë qëlluar ndërtesa banesore dhe objekte civile në pjesë të ndryshme të qytetit. Është shkaktuar dëm në blloqe banesore, hotel dhe automjete", informoi Lisak.
Të gjitha shërbimet dhe ekipet mjekësore janë në terren dhe punojnë në sanimin e pasojave nga sulmet. Janë formuar edhe shtabe operative për ndihmë të lënduarve. bsh/
Foto: MIA arkiv