Të paktën 13 persona kanë vdekur në një shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Karaçi
- Të paktën 13 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur në një shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Karaçi, ndërsa një pjesë e ndërtesës është shembur pjesërisht, publikuan sot autoritet lokale.
Karaçi, 19 shkurt 2026 (MIA) - Të paktën 13 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur në një shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Karaçi, ndërsa një pjesë e ndërtesës është shembur pjesërisht, publikuan sot autoritet lokale.
Shefi i policisë lokale, Rizvan Patel, deklaroi se ekipet e shpëtimit po vazhdonin pastrimin e rrënojave për të gjetur të mbijetuar, njoftuan mediat amerikane. Disa persona u lënduan dhe operacioni i shpëtimit ishte duke u zhvilluar.
Shumica e amvisërive në Karaçi përdorin gaz natyror për gatim, por shumë të tjera mbështeten edhe në bombola me LPG për shkak të presionit të ulët të gazit natyror.
Ky nuk është rasti i parë i një shpërthimi gazi në Pakistan. Në korrik, tetë persona humbën jetën në një shpërthim të ngjashëm në një shtëpi në Islamabad gjatë një pritjeje dasme, kujtojnë mediat. rq/
Foto: Printskrin Iks