• петок, 15 мај 2026

Të paktën 12 të lënduar në përmbytje në Turqi

Të paktën 12 të lënduar në përmbytje në Turqi

Ankara, 13 maj 2026 (MIA) - Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë shtruar në spital pas përmbytjeve në Turqi, në zona jo shumë larg Detit të Zi, njoftoi sot agjencia e lajmeve Anadollia.

Lumenjtë në provincën Samsun dolën nga shtrati mbrëmë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa uji mori me vete automobila dhe përmbyti shtëpi.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën. Ekipet mjekësore u kanë dhënë ndihmë disa prej të lënduarve në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit, pjesëtarët e policisë dhe shërbimet për situata emergjente janë vendosur në zonat e rrezikuara me qëllim që t’u ndihmojnë banorëve dhe të pastrojnë terrenin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 
 
 
 
 
 

 

 

Остани поврзан