• сабота, 16 мај 2026

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Të paktën 12 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Bejrut, 8 maj 2026 (MAI) - Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme izraelite në Libanin jugor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit. 

Izraeli po vazhdon sulmet ndaj lëvizjes islamiste libaneze Hezbollah, pavarësisht armëpushimit të shpallur më herët. 

Informacionet për sulmet e reja vijnë në një kohë kur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit amerikan njoftoi se më 14 dhe 15 maj në Uashingtondo të mbahen bisedime mes Libanit dhe Izraelit, me qëllim përgatitjen e terrenit për negociata paqeje. 

Dy raunde të ngjashme bisedimesh janë zhvilluar më parë në ambasadat izraelite dhe libaneze më 14 dhe 23 prill. Të dyja vendet janë zyrtarisht në gjendje lufte që nga viti 1948, ndërsa takimet e prillit ishin të parat të këtij lloji pas 33 vitesh. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан