Të paktën 12 persona humbën jetën gjatë shpërthimit në një xhami shiite në Islamabad
- Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një bombë shpërtheu në një xhami shiite në periferi të Islamabadit, kumtoi policia pakistaneze.
Islamabad, 6 shkurt 2026 (MIA) – Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një bombë shpërtheu në një xhami shiite në periferi të Islamabadit, kumtoi policia pakistaneze.
"Sulmi me sa duket është kryer nga një sulmues vetëvrasës. Ajo ndodhi më pak se tre muaj pas një sulmi të ngjashëm në Islamabad. Fillimisht, mund të konfirmoj se të paktën 12 persona kanë vdekur", deklaroi zëdhënësi i policisë, Taki Xhavad për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA).
Gjatë sulmit janë lënduar 15 persona, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Shiitët përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë gati 250 milionëshe të Pakistanit. Ata në të kaluarën shpesh kanë qenë shënjestër nga talebanët pakistanezë dhe Shteti Islamik.
foto: arkivi i MIA-s