Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Libanin jugor
- Të paktën 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Libanin jugor sot, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Bejrut, 16 prill 2026 (MIA) - Të paktën 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Libanin jugor sot, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.
Agjencia shtetërore e lajmeve libaneze (NNA) raportoi se Izraeli ka kryer disa sulme në Libanin jugor sot, përfshirë një pranë fshatit Kasmia, në të cilin u plagosën 15 persona.
Një zyrtar i lartë i sigurisë libaneze më parë deklaroi se ura e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit ishte shkatërruar në një sulm izraelit. Zyrtari tha se ura ishte aq e dëmtuar në sulmin izraelit saqë ishte e pamundur të riparohej. Skaj njuz raporton se bëhet fjalë për urë Al-Kasmia.
Media izraelite raportoi se kabineti izraelit i sigurisë po shqyrton një armëpushim njëjavor në Liban për shkak të presionit nga SHBA-ja, por se ushtria izraelite vazhdoi të godiste objektivat e grupit militant Hezbollah në Libanin jugor që nga mëngjesi i sotëm. mb/
Foto: DPA