Turqia vendosi sistemin "Patriot" në Malatia për shkak të kërcënimeve me raketa nga konflikti me Iranin
- Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore "Patriot" është vendosur në provincën juglindore Malatia si pjesë e masave të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ajrore të aleatëve për shkak të kërcënimeve raketore të lidhura me luftën në Iran.
Ankara, 10 mars 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore "Patriot" është vendosur në provincën juglindore Malatia si pjesë e masave të NATO-s për forcimin e mbrojtjes ajrore të aleatëve për shkak të kërcënimeve raketore të lidhura me luftën në Iran.
Baza e radarit e NATO-s në Kureçik, e cila siguron të dhëna kyçe për aleancën dhe ka ndihmuar në identifikimin e dy raketave balistike iraniane të drejtuara ndaj Turqisë, ndodhet në Malatia, njoftoi portali i gazetës "Sabah".
Në njoftim, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë bëri të ditur se Ankaraja do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët e NATO-s dhe të ndjekë zhvillimet e situatës në rajon.
"Turqia ruan kapacitetet e saj mbrojtëse dhe të sigurisë në nivelin më të lartë dhe do të vazhdojë të vlerësojë bashkëpunimin dhe konsultimet me NATO-n dhe me aleatët tanë, me qëllim paqen dhe stabilitetin rajonal", thuhet në njoftim. qa/
Foto: arkivi