• петок, 15 мај 2026

Turqia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijë nën moshën 15 vjeç

Turqia ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijë nën moshën 15 vjeç

Ankara, 23 prill 2026 (MIA) - Parlamenti turk miratoi ligjin me të cilin u ndalohet qasja drejt rrejteve sociale fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, në tentim që të përforcohet mbrojtja e të mituve në hapësirën digjitale. Në pajtim me dispozitat e reja ligjore, fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk do të mund të hapin profile në rrjetet sociale, përderisa platformat digjitale do të jenë të obliguara të vendosin sisteme efikase për kontroll të moshës së përdoruesve.

Platformat do të jenë të obliguara të sigurojnë vegla të qarta, të kuptueshme dhe lehtë të kapshme për mbikëqyrje prindëdore. Këto vegla do të mundësojnë menaxhim me aktivitetet e vendosur në profilet shfrytëzuese, si dhe kontroll të aktiviteteve që përfshijnë pagesa - si blerja, marrja me qira dhe parapagimet të cilat mund të kryhen vetëm me pajtimin paraprak të prindërve, si dhe ndjekja dhe kufizimi i kohës së kaluar në platforma, lajmëroi TRT.

Ofruesit e shërbimeve të rrjeteve sociale, mes tjerash, do të kenë obligik të ndërmarrin masa për parandalim të shpalljeve mashtruese. Sipas ligjit, platformat e huaja për lojëra onlajn me mbi 100.000 shfrytëzues ditorë nga Turqia do të duhet të emërojnë përfaqësues zyrtar në vend, me qëllim që të sigurohet zbatimi konsekuent i rergullave dhe përshtatjes me legjislaturën nacionale. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан