• сабота, 14 март 2026

Turqia i dhuroi Shqipërisë 50 dronë kamikazë

Turqia i dhuroi Shqipërisë 50 dronë kamikazë

Tiranë, 13 mars 2026 (MIA) - Sipas të dhënave të publikuara në bazën ndërkombëtare të të dhënave SIPRI Arms Transfers, Shqipëria ka marrë 50 dronë kamikazë YIHA-III, të prodhuar nga industria turke e mbrojtjes.

"Në këtë bazë të dhënash, këto dronë klasifikohen si "loitering munition", një lloj municioni që mund të qëndrojë në ajër për një kohë të gjatë dhe më pas të godasë me saktësi objektivin. Sistemi është projektuar për sulme precize ndaj radarëve, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe objektivave strategjikë. Dronët kamikazë ndodhen në bazën ajrore Kuçovë, raportuan mediat shqiptare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi më parë se këto dronë janë dhuratë nga Turqia, si pjesë e bashkëpunimit strategjik midis dy vendeve.

Nga Ministria e Mbrojtjes deklaruan se forcimi i kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë synon rritjen e sigurisë dhe kontributit në NATO, jo kërcënimin e vendeve fqinje.

Sipas të njëjtës bazë të dhënash, Shqipëria vazhdon të modernizojë ushtrinë e saj me pajisje të tjera. Plani përfshin edhe blerjen e 20 automjeteve të blinduara LMV-2, të prodhuara nga kompania italiane Iveco Defense Vehicles, të cilat janë të regjistruara me një vit porosie 2025, ndërsa dorëzimi i tyre pritet të bëhet në të ardhmen. ls/

Foto: Baza ajrore Kuçovë

 

Остани поврзан