Turqia do të tërheqë investime me lehtësime tatimore
- Qeveria turke po planifikon lehtësime gjithëpërfshirëse tatimore në një përpjekje për të tërhequr bizneset dhe mërgimtarët përsëri në vend, raportoi DPA.
Berlin, 27 prill 2026 (MIA) - Qeveria turke po planifikon lehtësime gjithëpërfshirëse tatimore në një përpjekje për të tërhequr bizneset dhe mërgimtarët përsëri në vend, raportoi DPA.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot bëri të ditur se kushdo që nuk ka qenë rezident tatimor në Turqi gjatë tre viteve të fundit nuk do të duhet të paguajë taksë mbi të ardhurat e fituara jashtë vendit për një periudhë prej 20 vitesh pas kthimit të tij.
Duke folur në një konferencë të titulluar "Turqia - një vend i fortë për investime", Erdogan tha se me këto masa, Turqia po tregon se është një vend i qëndrueshëm në një rajon të shkatërruar nga lufta.
Qeveria, gjithashtu, planifikon të ndihmojë në riatdhesimin e parave, arit dhe letrave me vlerë të mbajtura jashtë vendit në Turqi për një periudhë të caktuar me një normë të ulët tatimore.
Për eksportuesit turq të prodhimit, Erdogani e paralajmëroi mundësinë e uljes së taksës së fitimit në 9 për qind nga 25 për qind që është aktualisht.
Ai theksoi projektin "Terminal Istanbul" – një qendër start-ap dhe teknologjie në vendin e ish-Aeroportit Ataturk - i cili është projektuar për të bashkuar sektorin publik, universitetet dhe sektorin privat.
Paketa legjislative do t'i paraqitet së shpejti parlamentit, tha Erdogani, pa specifikuar një datë.
Foto: Terminal Istambul