• сабота, 16 мај 2026

Turqi: Nxënësi i klasës së tetë i cili vrau katër persona dhe plagosi 20 të tjerë në shkollë, është i vdekur, është arrestuar babai i tij

Turqi: Nxënësi i klasës së tetë i cili vrau katër persona dhe plagosi 20 të tjerë në shkollë, është i vdekur, është arrestuar babai i tij

Ankara, 15 prill 2026 (MIA) - Nxënësi i klasës së tetë i cili vrau katër persona dhe plagosi 20 të tjerë në një shkollë në qytetin në juglindje të Turqisë, Kahramanmarash, është i vdekur, kumtoi guvernatori i qarkut, Mukerem Unlujer, transmetoi TRT Haber.

Sulmuesi ka hyrë në dy klasa me nxënës të klasës së pestë, ku ka hapur zjarr, Sipas televizionit NTV Turqi, ai ka arritur në shkollë me pesë copë armë dhe shtatë karikatorë me municion.

Gazeta Miliet kumtoi se autoritetet e kanë arrestuar babain e djalit, i cili është ish-polic.

"Në çastin e kaosit, ai e ka vrarë veten. Nuk është plotësisht e qartë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo për incident në atë tollovi, por ai është i vdekur. Sulmuesi është nxënës i klasës së tetë dhe ka mësuar në të njejtën shkollë. Babai i tij është ish-pjesëtar i shërbimeve të sigurisë dhe supozojmë se armën e ka marrë prej tij. Suëmi ka ndodhur në dy klasë", deklaroi guvernatori i qytetit Kahramanmarash.

Ai i demantoi informatat që u paraqitën në rrjetet sociale se ka pasur sulme të ngjashme edhe në shkolla të tjera në atë qark.

Sipas informatave të fundit, drejt shkollës janë nisur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Mustafa Çiftçi, ministri i Arsimit, Jusuf Tekin dhe ministri i Shëndetësisë, Kemal Memishogllu.

Ministri i Punëve të Brendshme kumtoi se në kuadër të hetimit janë dërguar tetë nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Drejtësisë, Akin Gurelek informoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar shtatë prokurorë - tre zëvendësprokurorë publikë dhe katër prokurorë do të marrin pjesë në hetim.

"Lidhur me hetimin është sjellë vendim për bdalesë për transmetim të drejtpërdrejtë. U bëjmë thirrje mediumeve ta respektojnë fshehtësinë e hetimit", theksoi Gurelek.

Shkaku i sulmit nuk duhet tani për tani. ab/

foto: JuTjub printskrin

Остани поврзан