Tryeza e rrumbullakët "Vendosja e ankesës kushtetuese"
- Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e një dialogu thelbësor institucional për ndryshimet e mundshme kushtetuese dhe reformat legjislative që lidhen me vendosjen e ankesës kushtetuese, si mekanizëm për mbrojtjen e drejtëpërdrejtë të lirive dhe të drejtave themelore para Gjykatës Kushtetuese, është qëllimi i tryezës së sotme të rrubullakët me titull "Vendosja e ankesës kushtetuese", e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Rritja e ndërgjegjësimit dhe nxitja e një dialogu thelbësor institucional për ndryshimet e mundshme kushtetuese dhe reformat legjislative që lidhen me vendosjen e ankesës kushtetuese, si mekanizëm për mbrojtjen e drejtëpërdrejtë të lirive dhe të drejtave themelore para Gjykatës Kushtetuese, është qëllimi i tryezës së sotme të rrubullakët me titull "Vendosja e ankesës kushtetuese", e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç informojnë organiuatorët, tryeza e rrumbullakët do të sigurojë platforma të nivelit të lartë për shkëmbimin e mendimeve mes përfaqësuesve të institucioneve, ekspertëve dhe palëve të tjera të interesuara në sektorin ligjor.
Në tryezën e rrumbullakët janë paraparë të mbajnë fjalime hyrëse kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostandinovski, kryeministri Hristian Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Vall.
Është paraparë të mbahet edhe konferencë për mediat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Qeverisë, si dhe prezantimi i gjetjeve nga "Analiza për ankesën kushtetuese", e përgatitur nga një ekip ekspertësh e angazhuar në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian. Në atë drejtim do të mbajë fjalim udhëheqësi i ekipit, Karsten Manke, së bashku me një eksperti ligjor.
Për më tepër, janë paraparë prezantimet dhe vëzhgimet e ekspertëve mbi temën nga përfaqësues të komunitetit akademik dhe shkencor ligjor, mes të cillëve profesorët Tanja Karakamisheva-Jovanovska dhe Jeton Shasivari.
Në ngjarje, ekspertët nga projekti do të prezantojnë gjetjet dhe rekomandimet kryesore, të cilat hapin hapësirë për diskutim të detajuar mbi mundësinë e zgjerimit të fushës së të drejtave që mbrohen para Gjykatës Kushtetuese, karakteristikat kryesore të modeleve potenciale për reforma, përvojat evropiane dhe zbatueshmërinë e tyre në kuadrin juridik vendas.
Analiza është plotësisht e harmoniziar me prioritetet e përcaktuara në Strategjinë për zhvillimin e sektorit gjyqësor 2024-2028, për çka organizatorët theksojnë se përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sundimit të ligjit dhe forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vend.
Ngjarja organizohet në kuadër të projektit me mbështetje financiare të BE-së: "Kapacitetet e forcuara të Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve normative të miratuara dhe mbrojtjen e të drejtave themelore". qa/
Foto: Arkivi i MIA-s